Federata merr vendimin për Deschamp pas eliminimit nga Euro 2024

Nga Dea Kozma
11 Korrik 2024, 13:21 | Live Euro 2024

Federata merr vendimin për Deschamp pas eliminimit nga Euro 2024

Edhe pse u eliminua në gjysmëfinale nga Spanja, Didier Deschamp konfirmohet ne krye te kombëtares franceze.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë presidenti i Federatës Franceze, Dialo, i cili theksoi se rrugëtimi me teknikun 55-vjeçar do të vijojë edhe pas Europianit. Sipas tij, Deschamp i ka arritur objektivat dhe nuk duhet të hidhet poshtë i gjithë kontributi i tij, pas vetëm një ndeshje.

''Nuk shoh ndonjë arsye për të vënë në pikëpyetje kontratën e Deschamp. Rezultatet e mëparshme flasin në favor të tij dhe objektivat janë arritur. Didier do të vazhdojë misionin e tij.'' tha mes të tjerash numri një i federatës franceze.

Didier Deschamp ka qenë në qendër të kritikave gjatë këtij turneu, kjo për shkak të lojës aspak bindëse të gjelave, megjithatë vendimi i federatës franceze duket se i ka shuar një herë e mirë e këto zëra duke e konfirmuar atë në krye të skuadrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos