Gjermania mbeti pa fjalë! Të gjithë po flasin se si Rumania la dhomën e zhveshjes pas EURO 2024

Nga A2 CNN
4 Korrik 2024, 17:11 | Live Euro 2024

Gjermania mbeti pa fjalë! Të gjithë po flasin se si Rumania la

Ekipi i Rumanisë është bërë shembull, si një ndër skuadrat që ka lënë gjurmë në EURO 2024. Po flasim jo vetëm për futboll, por edhe për sjelljen në dhomat e zhveshjes. 

Fotot e postuara në mediat sociale tregojnë se rumunët lanë dhomat e tyre të zhveshjes në gjendje të përkryer. Sikur kjo të mos mjaftonte, u siguruan t'i shkruanin një letër falënderimi organizatorëve gjermanë.

Gjermania mbeti pa fjalë! Të gjithë po flasin se si Rumania la

Një gjest i tillë ka marrë jo pak vlerësime nga tifozët e ekipit, por edhe futbolldashësit në përgjithësi.

Rumania u mund 3-0 nga Holanda, por ecuria e tyre në këtë kompeticion ishte më e mira në 24 vitet e fundit, që nga çerekfinalet e Euro 2000.

A2 CNN Livestream

Latest Videos