UEFA zgjedh arbitra anglezë për dy çerekfinalet e së premtes

Nga A2 CNN
4 Korrik 2024, 15:22 | Live Euro 2024

UEFA zgjedh arbitra anglezë për dy çerekfinalet e së

Dy arbitra anglezë për dy çerekfinalet e ditës së premte. Kështu ka vendosur UEFA për dy supersfidat çerekfinale të Euro 2024.

Në atë që të gjithë e quajnë një finale e parakohshme, dueli mes Spanjës dhe Gjermanisë, aty  arbitër kryesor do të jetë  anglezi Antoni Tejlor, ndërsa asistentë do të jenë dy bashkëkombësit e tij, Geri Besuik dhe Adam Nunn.

Edhe në takimin tjetër të së premtes, Portugali-Francë, do të vendosin gjithashtu drejtësi arbitrat anglezë. Gjyqtari kyresor do të jetë  Majkëll Oliver, ndërsa ndihmës të tij Stjuart Bart dhe Dan Cook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos