Lamine Yamal shkruan historinë, bëhet lojtari më i ri që shënon në Europian

Nga Dea Kozma
9 Korrik 2024, 23:09 | Live Euro 2024

Lamine Yamal shkruan historinë, bëhet lojtari më i ri që

Lamine Yamal bëhet futbollisti më i ri që shënon në një Europian. Është vetëm 16 vjeç e 362 ditë, por talenti spanjoll ka bërë për vete të gjithë tifozët e futbollit kudo në botë.

Yamal shënoi golin e barazimit në ndeshjen me Francën dhe shkruan historinë duke u bërë lojtari më i ri në moshë që arrin të shënojë në një turne të tillë. Futbollisti spanjoll thyen rekordin e zviceranit Johan Vonlanthen që ishte 18 vjeç e  141 ditë kur shënoi kundër Francës në Europianin e vitit 2004.

Përveç golit të shënuar, Yamal ka dhuruar dhe 3 asist në këtë “Euro 2024”. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos