Orakulli i EURO 2024, Orangutani Walter zgjedh fituesin e ndeshjes Angli-Holandë

Nga Dea Kozma
8 Korrik 2024, 15:13 | Live Euro 2024

Orakulli i EURO 2024, Orangutani Walter zgjedh fituesin e ndeshjes

Orangutani Walter është kthyer në një nga personazhet më të dashur të këtij europian. Për ata pak njerëz që ndoshta nuk e njohin, ai ka parashikuar saktë thuajse çdo ndeshje të këtij europiani. Me e fundit ishte eliminimi i Gjermanisë nga Spanja.

Edhe këtë herë Walter ka  bërë parashikimin e tij për ndeshjen Angli-Holandë ku ka zgjedhur kombëtaren e tulipanëve si fituese e kësaj sfide. Orakulli Walter që jeton në kopshtin Zoologjik të Dortmundit, edhe pse me shumë vështirësi, arriti të hap thesin që mbante flamurin e Holandës dhe jo atë të Anglisë.

''Walter ishte shumë i qartë. Është gjithmonë çështje interpretimi, sigurisht - por ai vrapoi shpejt në çantën e  Holandës dhe për këtë mendoj që parashikimi i tij është me të vërtetë i qartë, Holanda fiton. Parashikimet e tij janë mbreslënëse. Fatkeqësisht, ai parashikoi edhe fundin e rrugëtimit të kombëtares gjermane, por në fund ishte i saktë . Edhe unë do të thoja që holandezët do t'ia dalin ndaj Anglisë".

Pas Oktapodit, maces e shumë kafshëve të tjera, Walter është kthyer në parashikuesit më të saktë të ndeshjeve në këtë europian. A do të jetë i saktë dhe në ndeshjen Holandë-Angli, kjo mbetet për t’u parë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos