Orakulli i Europianit, orangutangu Walter parashikon fituesin

Nga A2 CNN
12 Korrik 2024, 13:00 | Live Euro 2024

Orakulli i Europianit, orangutangu Walter parashikon fituesin

Ndërsa Spanja dhe Anglia përgatiten për finalen e Euro 2024, orangutangu Walter ka parashikuar Spanjën si kampionen e re të Europës.

Në kopshtin zoologjik të Dortmundit, orakulli midis dy çantave identike të varura në një litar, Walter kapi fillimisht atë me flamurin spanjoll dhe vetëm pasi e kishte hequr nga litari, ai zgjati dorën te çanta me flamurin anglez.

“Ai po vinte qartazi bast për Spanjën. Megjithatë, sapo i solli të dyja çantat në shtëpinë e tij prej bambuje, ai hëngri të gjitha ëmbëlsirat nga çanta e Anglisë së pari. Kjo lë pak hapësirë ​​për interpretim. 
Marcel Stawinoga- punonjës i kopshtit zoologjik në Dortmund.

Rekordi i Walter gjatë turneut ka qenë mjaft i mirë, me pothuajse të gjitha parashikimet e tij që kanë  rezultuar të sakta në fushë. Ai gaboi vetëm në bastin e tij të fundit ku në gjysmëfinale përcaktoi  Holandën fituese ndaj Anglisë, por dhe këtë herë punonjësi i kopshtit zoologjik tha se veprimi i tij me shumë gjasa është  keqinterpretuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos