Përballja me Francën, Spanja me shumë mungesa! De La Fuente gati për ndryshime

Nga Dea Kozma
6 Korrik 2024, 20:25 | Live Euro 2024

Përballja me Francën, Spanja me shumë mungesa! De La Fuente gati

Jo vetëm Pedri, por për trajnerin e Spanjës, De La Fuente, janë shtuar shqetësimet vetëm disa ditë para ndeshjes gjysmëfinale me Francën.

Iberikët do të duhet të ndryshojë dhe mbrojtjen pasi Robin le Normand dhe Dani Carvajal janë të pezulluar për sfidën me Francën pas kartonëve të marrë kundër Gjermanisë. Të dy lojtarët janë mungesa të sigurt dhe në rast të një kualifikimi mund të kthehen në finalen e 14 Korrikut në Berlin.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Naço do të jetë në qendër, ndërsa krahu i djathtë i mbrojtjes, mbetet një dilemë. Përveç tyre, edhe Alvaro Morata nuk do të jetë i gatshëm për Francën pas kartonit të verdhë që mori në duelin me Gjermaninë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos