Përfundojnë ndeshjet e grupeve, përcaktohet tabela e fazës me eliminim direkt

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 23:20 | Live Euro 2024

Përfundojnë ndeshjet e grupeve, përcaktohet tabela e fazës

Faza e grupeve e EURO 2024 u mbyll, duke mësuar emrat e 16 skuadrave që mbeten në garë për fitoren e trofeut.

Në këtë mënyrë është plotësuar edhe kuadri i plotë i ndeshjeve të fazës 1/8.

Ndeshjet e fazës me eliminim direkt nisin të shtunën, me ndeshjet Zvicër-Itali dhe Gjermani-Danimarkë. Të dielën luhen dy ndeshje të tjera, Angli-Sllovaki dhe Spanjë-Gjeorgji.

Të hënën zhvillohen ndeshjet Francë-Belgjikë dhe Portugali Slloveni.

Ndërsa të martën kjo fazë mbyllet me duelet Rumani-Holandë dhe Austri-Turqi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos