UEFA gjobit sërish Federatën Shqiptare të Futbollit

Nga A2 CNN
23 Qershor 2024, 14:36 | Live Euro 2024

UEFA gjobit sërish Federatën Shqiptare të Futbollit

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë sërish Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 47 500 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së raundit të dytë në finalet e Kampionatit Europian ndaj Kroacisë, e luajtur në stadiumin e Hamburgut, më 19 qershor 2024.

Penalizimi financiar ka ardhur sërish nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, transmetuan mesazhe të papërshtatshme si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 2500 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 20.000 euro për pushtimin e fushës.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos