Turqia bën mrekullinë, Demiral hero

Nga A2 CNN
2 Korrik 2024, 22:59 | Live Euro 2024

Turqia bën mrekullinë, Demiral hero

Turqia mori biletën e fundit për në çerekfinale pasi mundi Austrisë me rezultatin 2-1.Ekipi i Montella-s befasoi austriakët pasi zhbllokoi rezultatin që në mimutën e dytë me Demiral.

Një gol që çekuilibroi tërësisht Austrinë që e kishte të vështirë të reagonte. Kaq mjaftoi për të vendosur pjesën e parë.

Me fillimin e të dytës ishte sërish Demiral që shënoi dhe golin e dytë dhe ia bëri më të lehtë fitoren Turqisë.

Megjithatë deri në fund Austria nuk u dorëzua. Në minutën e 66, ishte Gregoristch që shkurtoi diferencat.

Por kaq ishte e pamjaftueshme pasi në fund festa ishte e gjitha e Turqisë që nuk kualifikohej në çerekfinalen e Europianit që nga viti 2008.

    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos