201 ndeshje me Kroacinë! Fundi i një epoke, Luka Modric i jep lamtumirën kombëtares

Nga Dea Kozma
3 Korrik 2026, 15:12 | Futboll

Luka Modric i dha fund një epoke të artë me fanellën e Kroacisë, duke mbyllur një rrugëtim që do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit. Pas eliminimit dramatik ndaj Portugalisë në Botërorin 2026, kapiteni 40-vjeçar i dha lamtumirën kombëtares, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme.

Me Modrić në fushë, Kroacia përjetoi vitet më të lavdishme të saj: finaliste e Botërorit 2018, vendi i tretë në Katar 2022 dhe finaliste e Ligës së Kombeve në vitin 2023. Ai u shpall fitues i Topit të Artë të Botërorit 2018, duke u bërë simboli i një brezi që e vendosi Kroacinë mes elitës së futbollit botëror.

201 ndeshje me fanellën kroate, statusi i futbollistit me më shumë paraqitje në historinë e Kroacisë dhe respekti i gjithë botës janë vetëm një pjesë e asaj që Modrić i dhuroi vendit të tij. Një lider i heshtur, një mjeshtër i mesfushës dhe, për shumëkënd, futbollisti më i madh kroat i të gjitha kohërave, që largohet nga kombëtarja si një legjendë e vërtetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos