
Spanja siguroi fitoren e saj të parë në raundin e dytë të Grupit H në Kupën e Botës, duke shkatërruar Arabinë Saudite 4-0.
U deshën vetëm disa minuta që të lojtarët e De La Fuentes të zhbllokonin ndeshjen me Lamine Yamal në minutën e 11-të, pastaj Oyarzabal shënoi dy gola: një në minutën e 21-të dhe një në të 24-tën.
Në fillim të pjesës së dytë (49'), Cucurella ishte protagonist në autogolin e Altambaktin, shkruan A2.
Spanja tani ka katër pikë në grup, ndërsa Arabia Saudite mbetet me një. (A2 Televizion)