Angli - Shqipëri, formacionet e mundshme: Mungesa në mbrojtje, Uzuni titullar

Nga Erald Kodhelaj
21 Mars 2025, 15:24 | Futboll

Një skuadër e përgjysmuar në mbrojtje. Në këtë mënyrë Shqipëria pritet të prezantohet në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit2026 përballë Anglisë.

Pas mungesave të Mitajt dhe Hysajt, reparti difensiv humb edhe shërbimet e Ardian Ismajlit. 28-vjeçari punoi i diferencuar dhe ishte nënkujdesin e stafit mjekësor, duke shkaktuar shqetësim. Frika u konkretizuar me diagnozën, sipas të cilës Ismajli e ka të pamundur të luajë në “Wembley”.

Edhe me Kumbullën që ka punuar veçmas grupit dhe është nëdyshim, trajnerit Sylvinho i duhet të improvizojë në mbrojtje, ku përkrah Gjimshititnë qendër pritet të luajë Ajeti. Balliu do të marrin vendin e tij në të djathtë, ndërsa Aliji nga e majta.

Angli - Shqipëri, formacionet e mundshme: Mungesa në mbrojtje, Uzuni

Në mesfushë, në krah të Asllanit pritet të aktivizohet Laçi,edhe sepse Ramadani nuk ka luajtur së fundmi te skuadra e tij. Kjo lëvizje do të rikthente Bajramin në regji, me Asanin nga e djathta dhe aktivizimin e Muçit nga e majta. Në qendër të sulmit, Uzuni duket i favorizuar në balotazhin me Rey Manaj, teksa Armando Broja shihet si alternativë nga stoli.

Edhe pse gjithçka rreth rreshtimit në fushë të kuqezinjve mbetet hipotetike, grupi i cunguar dhe alternativat e pakta, duket se i bëjnë të detyrueshme zgjedhjet e Sylvinho-s për debutimin kundër Anglisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos