Mbrëmjen e të enjtes u luajtën dhe ndeshjet e para në fazës çerekfinale të Nations League. Vëmendje të veçantë mori supersfida në “San Siro”, aty ku Italia nuk arrin të thyejë mallkimin ‘Gjermani’ të dekadës së fundit.
Të kaltrit u mundën me përmbysje 1-2 me përmbysje dhe tani detyra në Gjermani në ndeshjen e kthimit do të jetë dhe më e vështirë. Ndeshja nisi në mënyrë perfekte për italianët me Tonalin që zhbllokoi shifrat duke mposhtur portierin Baumann, shkruan A2 CNN.
Në fraksionin e dytë, reagimi i Gjermanisë ishte i shpejtë me Kleindienst që vendosi baraspeshën në minutën e 49. Një gol që i dha zemwr pancerave dhe pas shumë përpjekjesh, Goretzka ishte heroi gjerman që realizoi dhe mbylli 90 minuta me shifrat 1-2.
Nuk kishte fitues në Rotterdam aty ku Holanda dhe Spanja e mbyllën në paqe. Niko Williams realizoi për spanjollët që në minutën e 9, ndërsa holandezët ju përgjigjën shpejt me dy gola. Gakpo dhe Tijxhani Reinders përmbysën shifrat në De Kuip. Megjithatë asgjë nuk mbaroi me kaq. Në minutën e tretë shtesë, kishte kohë dhe për Merinon që la firmën e tij dhe mbylli takimin me rezultatin 2-2 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
Befasia e madhe e mbrëmjes është fitorja 2-0 e Kroacisë përballë Francës. Budimir kalon vendësit në avantazh, teksa më herët Kramaric kishte humbur një 11-metërsh. Edhe pas golit, kroatët mbeten në sulm, Perisic thelloi diferencën në 2-0 në fund të pjesës së parë duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales. Në takimin tjetër Danimarka fitoi minimalisht përballë Portugalisë.
Ndeshjet e kthimit çerekfinale të Ligës së Kombeve do të luhen të dielën në orën 20:45. (A2 Televizion)