Angli-Shqipëri, spanjolli Alejandro Hernández vendos drejtësi në “Wembley”

Nga Dea Kozma
19 Mars 2025, 15:14 | Futboll

Angli-Shqipëri, spanjolli Alejandro Hernández vendos drejtësi

Spanjolli Alehandro Hernandes do të jetë arbitri kryesor në ndeshjen Angli-Shqipëri në Wembley. Për kuqezinjtë, kjo do të jetë hera e parë që do të gjykohen nga kryesori 42-vjeçar, ndërsa për anglezët, Hernandes është një njohje e vjetër.

Në te vetmen ndeshje që ai ka gjykuar kombëtaren ishullure, ka qenë për kualifikueset e Botërorit 2022 kundër Hungarisë dhe gjykimi i tij shkaktoi shumë polemika pas një penalltie të dhënë në favor të kombëtares hungareze.

Alehandro Hernandes është një emër i njohur në Spanjë por edhe në arenën ndërkombëtare duke numëruar disa ndeshje në karrierën e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos