Atmosferë pozitive në stërvitjen e fundit të kombëtares në tokën shqiptare, në prag të ndeshjes me Anglinë.
Mesditën e kësaj të mërkure, kuqezinjtë në drejtimin e trajnerin Silvinjo zhvilluan seancën e fundit në Tiranë para nisjes për në Londër, shkruan A2 CNN.
Lajme te mira vijnë nga infermieria. Pas dy ditësh që stërvitej i diferencuar, tani me grupin është bashkuar dhe mbrojtësi Marash Kumbulla që është gati dhe në dispozicion të trajnerit brazilian. Asgjë për tu shqetësuar dhe për mbrojtësi Ardjan Ismajli, i cili edhe pse kishte ndjerë një shqetësim në kofshë, pas ekzaminimeve mjekësorë, futbollisti nuk ka diçka serioze dhe është gati për ndeshjen e 21 marsit ndaj Anglisë. Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës. I gjithë grupi gëzon formë të mirë dhe është gati për ndeshjen me gjigantët anglez.
Sipas programit, kuqezinjtë do të zhvillojnë të enjten dhe seancën e fundit zyrtare në Wembley ku tekniku Silvinjo do të provojë dhe skemat e fundit. Dueli në Webmley do të luhet mbrëmjen e së premtes, duke nisur nga ora 20:45. Kjo sfidë shënon edhe debutimin e Shqipërisë në Grupin Kualifikues të Botërorit 2026, në ndjekje të ëndrrës për të siguruar pjesëmarrjen e parë historike në eventin më të rëndësishëm global. (A2 Televizion)