Armando Broja rikthehet te kombëtarja... vitin tjetër

Nga Erald Kodhelaj
18 Tetor 2024, 11:52 | Futboll

Armando Broja rikthehet te kombëtarja... vitin tjetër

Armando Broja nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Kombëtaren as në ndeshjet vendimtare të muajit nëntor në Nations League.

Edhe pse lajmi mbetet për t’u zyrtarizuar, mesazhi për mungesën e sulmuesit është dhënë nga mjeku i Evertonit, doktor Rajpal Brar, shkruan A2.

Fizeoterapisti dhe shkencëtari sportiv i klubit të Premier Ligës njoftoi se “sulmuesi është ende edhe disa javë jashtë rikthimit në stërvitjen e plotë me shokët e ekipit te Evertoni”.

Sipas mjekut, Broja do të punojë me kujdes duke kombinuar stërvitjen, forcën dhe gjendjen fizike, me një program special, i cili do të evitojë që problemet në tenditën e Akilit të përsëriten. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos