Dy goditje radhazi në hundë, Keidi Bares nuk i ndalet hemorragjia, përfundon në spital

Nga A2 CNN
17 Tetor 2024, 22:18 | Futboll

Rikthimi në fushën e blertë pas një dëmtimi muskulor nuk ka qenë më i miri i mundshëm për Keidi Baren. Mesfushori kuqezi u aktivizua titullar në ndeshjen që Real Zaragoza luajti në transfertë përballë Tenerife.

Skuadra baske ia doli të triumfonte me rezultatin 2-3 dhe tahsmë me 16 pikë në 9 ndeshje renditet e dyta në Segunda Division me premisa për tu ngjitur në La Liga.

Suksesi i skuadrës u sfumua nga frika për Baren, i cili u zëvendësua në minutën e 60’ të sfidës sepse pësoi një dëmtim në hundë pasi u godit me takë nga një futbollist kundërshtar, raporton A2.

Mesfushori shqiptar pësoi hemorragji në hundë gjatë pjesës së parë dhe u desh të vendoste një pambuk për të ndalur rrjedhjet deri në pushimin mes pjesëve.

Ai zbriti në fushë edhe për 15 minuta në pjesën e dytë, por hemorragjia i është përsëritur në stërvitjen e së mërkurës me klubin, shkruan A2.

Mediat spanjolle raportojnë se një tjetër përplasje me shokët e skuadrës në fund të seancës përgatitore të mëngjesit në Ciudad Deportiva, u mbyll me një goditje në hundë, e cila ka bërë që Bare të përfundojë i gjakosur.

Për shkak të pamundësisë së ndalimit të rrjedhjes së gjakut, mjekët e Zaragozës kanë vendosur ta transportojnë futbollistin për në spital. Situata u rëndua pasi Bare e kishte marrë goditjen në të njëjtin vend si gjatë ndeshjes së të premtes, përcjell A2.

Vetëm vizita te specialistët ORL bëri që të normalizohej situata, teksa mesfushori u këshillua që në ditët në vijim të ishte paksa më i kujdesshëm që të mos përsëritej një situatë e ngjashme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos