Barcelona rikthen golat spektaklin dhe emocionet. Katalanasit u rikthyen te fitorja pas katër ndeshjeve në La Liga teksa fituan 7-1 në shtëpi kundër Valencias.
Ekipi i Flick dominoi në çdo lloj aspekti. Ishte De Jong që zhbllokoi shifrat pas vetëm tre minutave lojë. Ky ishte vetëm fillimi i magjisë katalanase për t'i lënë vendin me pas golave të Ferran Torres, Raphinhas, Lopez dy herë që mbyllën 45 minutat e para me shifrat 5-0.
Edhe fraksioni i dytë, historia nuk ndryshoi. Ishte Barcelona që kontrollonte topin ndërsa shënoi dhe dy herë të tjera.
Robert Lewandowski la dhe firmën e tij ndërsa Tarrega me autogol thelloi dhe më shumë shifrat. Për Valencian, golin e vetëm të nderit e shënoi Hugo Duro që në fund vlejti vetëm për statistika dhe gjithçka u mbyll me shifrat 7-1.
Pas këtij suksesi, Barcelona shkon në kuotën e 42 pikë dhe mban vendin e tretë në kampionat ndërsa Valencia pas kësaj disfate shkon vendin e parafundit me 16 pikë pas 21 javësh. (A2 Televizion)