Beshiktash fiton pa Muçin në fushë, shënon Rashica

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2025, 20:58 | Futboll

Beshiktash fiton pa Muçin në fushë, shënon Rashica

Pa Ernest Muçin në fushë, Beshiktash ka marrë një fitore me rezultatin 3-1 në fushën e Eyupspor në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Turqisë.

Vendasit kanë kaluar në epërsi vetëm një minutë pas fillimit të ndeshjes, me Bingol. Mirëpo, epërsia e tyre zgjati vetëm 17 minuta, pasi Rafa Silva shënoi për 1-1 me një asistim të Ciro Immobile.

Për ta kaluar në epërsi Beshiktash u përkujdes ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili u asistua nga Silva në minutën e 2-të të shtesës së pjesës së parë.

Fitoren e Beshiktash e vulosi Kilicsoy, kur shënoi në minutën e 60-të, ndërsa Silva ishte sërish asistuesi.

Beshiktash fiton pa Muçin në fushë, shënon Rashica

Për paraqitjen e sotme në fushë, Rashica u vlerësua nga SofaScore me notën 7.8.

Ndërkohë, Beshiktash renditet aktualisht në vendin e katërt me 41 pikë, ndërsa ky ishte goli i dytë në këtë sezon për Rashicën, teksa numëron edhe tre asiste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos