
Lazio zhgënjeu në Olimpico teksa u mposht 1-2 nga Bologna. Kryeqytetasit e nisën mirë me Isaksen që kaloi në avantazh bardhekaltrit. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, Bologna rihapi llogaritë me “El Azzouri” pas një gafe të portierit Provedel.
Goli që i siguroi tri pikë skuadrës së Bologna-s u shënua nga Zirkzee në minutën e 78 dhe kaq mjaftoi që Olimpico të vendosej heshtja. Aktualisht, Bologna është në kuotën e 45 pikëve po aq sa Atalanta dhe ndajnë vendet katër dhe pestë në klasifikim, ndërsa Lazio me 37 pikë qëndron në vendin e tetë.
Kjo fitore mban gjallë ëndrrën e Bologna-s për një vend në Europë. Qindra tifozë kanë pritur jashtë stadiumit skuadrën për t’i falenderuar dhe përshëndetur të gjithë djemtë.
Me flakadanë dhe këngë ultrasit e Bologna-s brohorisnin për skuadrën e zemrës, ndërsa thoshin se Europa tani nuk është më një ëndërr. (A2 Televizion)