Champions League/ Milani, Bayern dhe Atalanta për një biletë në fazën e 1/8

Nga Dea Kozma
12 Shkurt 2025, 13:31 | Futboll

Champions League/ Milani, Bayern dhe Atalanta për një biletë

Edhe mbrëmjen e kësaj të mërkure të tjerë yje të futbollit europian do të zbresin në fushë. Milani, Bayern apo Atalanta do të kërkojnë një biletë për në fazën e 1/8 të Champions League.

Kuqezinjtë e Sergio Coinsesao do të përballen me holandezët e Fejnordit. Milani i ri ka dhënë sinjale poziitive në kampionat. Me Zhoa Feliks, Walker dhe Gimenez që nga minuta e parë, italianët do të bëjnë çmos për të hedhur një hap drejt kualifikimit më tej.

Nga ana tjetër Fejnordi nuk po kalon momentin më të mirë pasi së fundmi ka shkarkuar dhe trajnerin Brajan Priske. Të motivuar për të dhënë maksimumin në fushë, dy ekipet do të kërkojnë vetëm fitore.

“Historikisht të gjithë e dimë se është një ndeshje e vështirë për të luajtur në Holandë me Fejnord. Kam luajtur atje tre vjet më parë me Porton. Është një mjedis i vështirë, i nxehtë. Ne gjithashtu kemi problemet tona, kemi edhe lojtarë jashtë. Janë 17 lojtarë në dispozicion. Historinë e ndeshjes do e bëjmë ne, rruga e ndeshjes varet nga ajo që bëjmë. Nëse hyjmë me qëndrimin e duhur dhe atë që kemi përgatitur, atëherë sigurisht që ka një shans për të marrë një rezultat të mirë”, tha tekniku i Milanit.

Ndeshje mjaft e bukur është dhe ajo mes Bajern Mynihut dhe Celtic. Bavarezët janë dukshëm favoritë në çdo aspekt, megjithatë Celtic do të tentojë të bëjë surprizën. 

“Sigurisht që do të jetë e veçantë për ne dhe për fansat. “Celtic Park”, në përvojën time, ishte një nga stadiumet më të zhurmshme ku kam luajtur ndonjëherë. Ne mund të shijojmë atmosferën. Këto lloj ndeshjesh janë të veçanta.Celtic ka një traditë të madhe në Champions League. Ne do t'u japim respektin që meritojnë, por kemi edhe një ekip të madh. Këto do të jenë dy ndeshje të vështira dhe detyra jonë është që të kalojmë më tej”, tha Vincent Company.

Në takimin tjetër Monako do të luajë me Benfikën në orën 21:00 ndërsa sfida e vetme që do të luhet në orën 18:45 është Atalanta e Gjimshitit, që përballë do të ketë Klub Bryzh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos