Dinamo ka mposhtur minimalisht 1-0 Partizanin në takimin e zhvilluar në Elbasan Arena. Të besuarit e Ilir Dajës e dominuan takimin dhe patën mundësi të realizonin edhe më shumë gola, por në shtesë ishte Partizani që pati mundësinë e artë për të dalë me një pikë nga kjo sfidë, por humbi penalltinë.
Pas këtij takimi, Dinamo është në të njëjtën kuotë pikësh me Egnatian, e cila është me një ndeshje më pak, ndërsa Partizani tashmë e sheh veten vetëm 4 pikë nga Elbasani, i cili synon një vend në Final 4.
Ndeshja tjetër e kësaj të enjteje mes Teutës dhe Skënderbeut u mbyll me fitoren minimale të vendasve, të cilët hedhin një hap të mirë drejt sigurimit të qëndrimit në Superiore sezonin e ardhshëm.
(A2 Televizion)