Flamurtari është vetëm një hap larg rikthimit në Kategorinë e Parë, por kjo nuk e kënaq aspak presidentin e klubit, i cili pas humbjes ndaj Pogradecit ka shkarkuar menjëherë trajnerin italian Andrea Agostinelli.
Kjo humbje nuk e vë aspak në diskutim rikthimin e Flamurtarit në Superiore, por e largon atë nga vendi i parë, të cilin tashmë Vora duket se e ka blinduar.
Flamurtari nuk ka vonuar shumë por brenda 24 orësh ka prezantuar trajnerin e ri, i cili është Artim Polozhani.
Në stafin teknik vazhdojnë Andi Ribaj dhe Lejdi Liçaj në detyrën e zëvendëstrajnerit. Gjithashtu, në stafin teknik vazhdojnë edhe Luan Birçe dhe Erion Dine në detyrën e trajner portierësh. (A2 Televizion)