E rëndë! Aksidenti tragjik i merr jetën futbollistit 22-vjeçar të AF Elbasanit

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 10:02 | Futboll

E rëndë! Aksidenti tragjik i merr jetën futbollistit

Një aksident i rëndë me makinë i mori jetën në mënyrë tragjike 22-vjeçarit Fatjon Bunjaku. Futbollisti i AF Elbasanit ndërroi jetë sot pas mesnate, ndërsa ishte duke ecur në aksin Prishtinë - Mitrovicë.

Bunjaku, i cili së fundmi ishte pjesë e AF Elbasanit në Shqipëri, gjatë karrierës së tij kishte luajtur për disa skuadra të njohura në Kosovë, ndërsa kishte qenë edhe pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës, ku konsiderohej një prej futbollistëve me perspektivë.

"Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t'ju njoftojmë me kohë. Në emër të të gjithë banorëve të fshatit ju shprehim ngushëllime familjes Bunjaku", thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos