
Momente tensioni janë regjistruar në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, raporton gazetarja Dea Kozma.
Situata u acarua menjëherë pas golit të shënuar nga izraelitët, kur në fushë pati përplasje fizike mes lojtarëve të dy skuadrave. Në të njëjtën kohë, nga tribunat u hodhën sende nga tifozët kuqezinj.
Pavarësisht se Shqipëria kishte kontrolluar lojën dhe kishte krijuar më shumë volum në fushë, ishte Izraeli që kaloi në avantazh. Goli erdhi nga Gloukh, i cili me një diagonale të saktë arriti të mposhtë portierin Sherri.
Takimi i kësaj mbrëmjeje ka një rëndësi të veçantë edhe për stafin teknik të kombëtares, pasi shënon debutimin e trajnerit të ri Rolando Maran në stolin e Shqipërisë.
(A2 Televizion)