E rëndë në Rrogozhinë, tifozi bie nga tribuna në ndeshjen Egnatia-Elbasani

Nga A2 CNN
7 Prill 2025, 18:42 | Futboll

E rëndë në Rrogozhinë, tifozi bie nga tribuna në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stadiumin e Rrogozhinës, aty ku po luhej ndeshja e Superiores mes Egnatias dhe Elbasanit.

Në minutën e 79-të, një tifozë i ekipit vendas ka rënë nga tribuna, nga një lartësi rreth 2.5 metra.

Lojtarët që panë momentin ndalën menjëherë lojën dhe thirrën stafet mjekësore, të cilat i dhanë ndihmën e parë, ndërsa më pas ambulanca e transportoi në spital tifozin.

E rëndë në Rrogozhinë, tifozi bie nga tribuna në

Rreth 10 minuta pas ngjarjes u komunikua se tifozi ndodhi jashtë rrezikut për jetën dhe takimi vijoi sërish. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos