Tritol lokalit në Vlorë

Nga Edi Ruçi
2 Korrik 2026, 07:57 | Kronikë

Tritol lokalit në Vlorë

Një sasi tritoli është vendosur pranë një lokali në lagjen "Pavarësia" në Vlorë. Në zonën e njohur si pranë rrugës së "Çipajve" i është vendosur tritol një lokali në zonë.

A2 CNN mëson se nga shpërthimi ka dëme materiale të konsiderueshme materiale. Për pasojë është dëmtuar edhe një makinë.

Vlorë / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 03:45, në lagjen "Pavarësia 3", në derën e një lokali në pronësi të shtetasit G.P., është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë, janë shkatuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos