
Blerina Shaho është një tifoze e zjarrtë e Interit, ekip për të cilin ka bërë edhe shumë tatuazhe.
“Kam shumë tatuazhe dhe për momentin nuk po bëj më. Nëse do të marrim Champions-in do ta bëj një të ri. Kam 30 tatuazhe dhe 11 janë për Interin”, tha tifozja në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.
Në lidhje me sakrificën më të madhe që ka bërë për Interin, Blerina tha: “Në 2019 kam dalë në gazetë vetëm me “bodypainting”. Këtë do ta quaja çmenduri”.
Tifozja tregoi edhe rivalitetin që ka në familje.
“Babain e kam me Milanin dhe në ndeshjen e fundit të kampionatit, pasi Milani doli nga zona Champions, më tha ta fusja te Inter Club Albania. E kam çuar në stadium babin për derbi, ia bëra surprizë”, tha Blerina Shaho. (A2 Televizion)