
Në prag të finales së madhe të Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, emocionet kanë pushtuar New York-un. Biletat për në "MetLife Stadium" shkojnë deri në mijëra euro për të ndjekur spektaklin jo vetëm për sferën e rrumbullakët por dhe të artistëve që do ti paraprijnë përballjes. Dritan Shakohoxha sjell për A2 CNN atmosferën nga SHBA.
Emocione dhe spektakël i garantuar. Në prag të finales së madhe të Botërorit, Spanjë-Argjentinë, e gjithë vëmendja është në New York në “Metlife Stadium”, aty ku të dielën në mbrëmje do të zbresin në fushë yje të futbollit botëror.
Rreth 17 vite më parë Leonel Mesi realizoi këtë fotografi. Sot foshnja është ndër yjet e futbollit dhe do të jetë përballë legjendës argjentinase, Lamine Yamal do synojë kupën e parë për të e të dytën për Spanjën.
Dritan Shakohoxha nga SHBA, tregon për A2 CNN atmosferën në prag të këtij takimi, ndërsa theksoi çmimet e larta të biletave në përballjen finale.
Shumë analistë e kanë konsideruar këtë, botërorin e fundit të Leo Messit në moshën 39-vjeçare, megjithatë Shakohoxha nuk është i këtij mendimi.
Finalja e madhe e Botërorit, Spanjë-Argjentinë do të luhet të dielën në mbrëmje në orën 21:00. (A2 Televizion)