FSHF inauguron terrenin, Picalla me fushë të re futbolli, vijon projekti “100 fusha”

Nga Dea Kozma
24 Qershor 2026, 16:02 | Futboll

FSHF inauguron terrenin, Picalla me fushë të re futbolli, vijon

Kryeqyteti u pasurua me një tjetër hapësirë moderne sportive, pasi në zonën e Picallës u inaugurua një terren i ri futbolli. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, drejtues të akademisë, prindër dhe fëmijë, të cilët do të përfitojnë nga kushtet e reja për stërvitje dhe zhvillim sportiv.

Duka theksoi se investimet në infrastrukturë janë thelbësore për t’ua afruar futbollin sa më shumë brezave të rinj.

Fusha e re do t’i shërbejë komunitetit të zonës dhe është pjesë e projektit “100 Fushat”, një nismë e FSHF-së që synon shtimin e terreneve sportive dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e futbollit në të gjithë vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos