Debate mes deputetëve në Komisionin e Reformës Territoriale, rebelohen kryebashkiakët e ftuar

Nga Indrit Maraku
24 Qershor 2026, 16:25 | Politikë

Debate mes deputetëve në Komisionin e Reformës Territoriale,

Një kërkesë e demokratit Xhelal Mziu për t’i dhënë precedencë dëgjesave me qytetarët në vend të atyre me kryebashkiakët, ndezi debatin në Komisionin e Reformës Territoriale.

Ndërhyrja e bashkëkryetarit socialist, Arbian Mazniku, solli përgjigjen e homologut të tij opozitar Luçano Boçi, teksa të dy vijuan replikat.

Romeo Çakuli, qytetar i parë i Finiqit, nuk duroi dot më dhe u rebelua.

Insistimi i demokrates Ina Zhupa për të marrë fjalën për procedurë, sosi durimin e kryebashkiakut të Gramshit, Besion Ajazi, që i ndërhyri pa mikrofon.

Pas qetësimit të situatës, mbledhja vijoi me dëgjimin e dy kryebashkiakëve të mbetur në sallë, Erion Isait të Ersekës dhe Ajazit të Gramshit, ndërsa Alma Hoxha e Përmetit dhe Romeo Çakuli i Finiqit ishin larguar, duke shprehur gatishmërinë t’u përgjigjeshin me shkrim pyetjeve të deputetëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos