
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se Irani ka informuar Uashingtonin se nuk po vendos asnjë tarifë apo pagesë për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se çdo informacion i rremë mbi këtë çështje mund të çojë në ndërprerjen e menjëhershme të negociatave mes dy vendeve.
Deklarata e Trump vjen në një kohë kur SHBA-ja dhe Irani kanë përfunduar raundin e parë të bisedimeve në Zvicër, ndërsa vazhdojnë diskutimet për një marrëveshje që synon uljen e tensioneve në rajon.
“Irani i ka informuar SHBA-të se, pavarësisht raportimeve të rreme në media, nuk ka taksa, tarifa, kosto sigurimi apo pagesa të tjera që kërkohen ose mblidhen nga Irani për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale.
(A2 Televizion)