Girona u rikthye tek fitorja në elitën e futbollit spanjoll pasi mundi 3-2 Real Betis në shtëpi. Surpriza e këtij sezoni kaloi në avantazh që në pjesën e parë me Dovbyk që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Megjithatë Betis nuk u dorëzua dhe provoi të rihapte sfidën me një gol të William Jose në fundin e pjesës së parë. Edhe fraksioni i dytë ishte shumë i luftuar. Në minutën e 65 ishte sërish Dovbyk që pas një aksioni të shpejt finalizoi saktq në portën e Betis.
Megjithatë asgjë nuk kishte mbaruar këtu. Miqtë vendosën sërish barazpeshën me William Jose, por nuk mundën të menaxhonin rezultatin deri në fund.
Ishte Christian Stuani që në minutën e 92, siguroi një fitore të vështirë, por 3 pikë me vlerë për Gironën që aktualisht mban vendin e tretë me 65 , 2 më pak se Barcelonë e vendit të dytë.
(A2 Televizion)