Instinkti vrasës para porte i Taulant Seferit është “ringjallur”. Bomberi kuqezi ka arritur të gjejë golin e parë në Turqi, duke shënuar në ndeshjen e dytë me fanellën e Bodrumspor, ku u transferua në merkaton e verës.
I kanë mjaftuar vetëm 27 minuta në fushë djaloshit nga Kumanova për të gjetur rrugën e rrjetës në duelin ndaj Hatayspor.
Me golin e Seferit, Bodrumspor mori avantazhin e sfidës, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në përfundim të pjesës së parë me rezultatin 0-1.
Sakaq, në këtë sfidë titullar për skuadrën e Bodrumspor është aktivizuar edhe mbrojtësi Arlind Ajeti. (A2 Televizion)