Humbi penalltinë në minutën e 100-të, kërcënohet me jetë sulmuesi i Veronës

Nga A2 CNN
6 Janar 2024, 21:59 | Futboll

Humbi penalltinë në minutën e 100-të, kërcënohet

Sulmuesi i ekipit të Veronës në Serinë A italiane, Thomas Henry, është kërcënuar me jetë, pak orë pasi humbi një penallti në minutën e 100-të të sfidës, që verdheblutë humbën me rezultatin 2-1 ndaj Interit.

Kur zikaltërit ishin duke shkuar drejt dhomave të zhveshjes me një fitore në xhep, mysafirët nga Verona patën rastin e artë për të barazuar shifrat në 2-2, por 29-vjeçari goditi topin në shtyllë nga pika e bardhë.

Henry me anë të një postimi në Instagram ka bërë me dije se është kërcënuar nga tifozët e klubit që përfaqëson për shkak të dështimit nga 11-metërshi.

Për të gjithë njerëzit që mendojnë se e njohin futbollin më mirë se kushdo tjetër dhe që fyejnë familjen time duke i uruar vdekjen, shpresoj që një ditë të gjeni paqen në jetën tuaj të vogël. Gabimet janë pjesë e sportit dhe prandaj do të vazhdoj të punoj për të qenë më i mirë se më parë. Një ditë fiton, një ditë humb, një ditë shënon, një ditë gabon. Kjo është jeta ime si futbollist”, shkruan ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos