Mikał Probierz nuk është më trajner i kombëtares polake. Pas humbjes 2-1 me Finlandën, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, një lumë kritikash kanë shpërthyer kundër teknikut polak i cili vetëm një ditë më vonë ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të kombëtares.
Mikał Probierz mori drejtimin e përfaqësues së Polonisë në 20 shtator 2023, udhëhoqi ekipin në 21 ndeshje, me një rekord prej 10 fitoresh, 4 barazimesh dhe 7 humbjesh.
Kohët e fundit , tifozët i ishin kthyer kundër 52 vjeçarit për shkak të rezultateve të dobëta dhe mbi të gjitha për vendimin që t’i heq shiritin e kapitenit Robert Levandovskit. (A2 Televizion)