Milani mund të shkruajë historinë e Serisë A, ndeshja ndaj Comos mund të jetë unikale

Nga A2 CNN
11 Qershor 2025, 18:36 | Futboll

Milani mund të shkruajë historinë e Serisë A, ndeshja ndaj

Milani ka një plan ambicioz, për të cilin ka bërë një kërkesë zyrtare në organet më të larta të futbollit botëror, jo vetëm atij italian.

Kuqezinjtë synojnë që të përhapin sa më shumë markën e tyre në botë dhe kanë bërë një kërkesë në Federatën Italiane, UEFA dhe FIFA, që t’i lejojë të luajnë një sfidë të Serisë A në... Australi.

Bëhet fjalë për javën e parë të shkurtit, kur në qytetin e Milanos, në stadiumin “San Siro” do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore. Më datë 7 ose 8 shkurt, në atë impiant është planifikuar të zhvillohet edhe ndeshja mes Milanit dhe Komos.

Duke shfrytëzuar rastin, Milani ka bërë kërkesën e veçantë që këtë ndeshje ta zhvillojë në “Optus Stadium” të Perthit, me 60 mijë vende, shkruan A2.

Në parim Liga Italiane e Futbollit është dakord, pasi kërkon të zgjerojë sa më shumë shikueshmërinë e futbollit italian dhe Milani është ndër klubet më të njohura në arenën ndërkombëtare. Mbeten për t'u bindur organet drejtuese kombëtare e ndërkombëtare, për një lëvizje që do të ishte historike, pasi do t’i hapte rrugë edhe skuadrave të tjera që në raste të rralla të bënin të njëjtën gjë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos