Lojtarë të tjerë nga kombëtarja shqiptare pritet të ndryshojnë skuadër këtë verë. Arbër Hoxha mund të jetë një prej tyre.
Dinamo Zagreb ka nisur projektin e ri dhe shumë lojtarë kanë nisur të ndërpresin bashkëpunimin. Gjasat janë që edhe sulmuesi shqiptar të largohet sepse nuk ka marrë hapësirat e nevojshme në Kroaci.
Për Hoxhën ka interes nga Turqia me skuadra si Trabzonspori dhe Ejupspori por deri më tani nuk ka detaje të tjera.
Përveç tij dhe Ernest Muçi nuk duket se po kalon periudhën më të mirë te Beshiktashi. Ai është aktivizuar shumë pak ndërsa turqit kërkojnë të arkëtojë të paktën 12 milionë euro nga shitja e lojtarit.
Edhe pse ka luajtur pak Muçi ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 5 asist me fanellën e Beshiktashit. (A2 Televizion)