Franco Foda mund të mos jetë në krye të Kombëtares së Kosovës në Futboll për ndeshjet e radhës eliminatore për Kampionatin Botëror të futbollit që zhvillohet në vitin 2026.
Kjo pasi që në mediat sportive arabe po qarkullon lajmi se ai ka nisur bisedimet me skuadrën Al-Wahda.
Mediumi sportiv “Sadad” shkruan se: “klubi Al-Wahda ka hyrë në negociata për të nënshkruar me trajnerin gjerman Franco Foda, i cili aktualisht është në krye të Kombëtares së Kosovës. Trajneri 59-vjeçar po konsiderohet seriozisht nga klubi, ndërsa e ardhmja e tij me “Dardanët” mbetet e paqartë”.
Nën drejtimin e Foda-s, Kosova i fitoi dy ndeshjet miqësore kundër Armenisë dhe Komoreve. (A2 Televizion)