Interesi është i jashtëzakonshëm për ndeshje e radhës miqësore të Shqipërisë ndaj Suedisë, edhe pse performanca ndaj Kilit la shumë për të dëshiruar.
Ndonëse në kuadrin e një miqësoreje, stadiumi “Friends Arena” pritet të gumëzhijë sot për 90 minuta.
Sipas shtypit suedez, impianti i cili ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh, deri tani janë shitur me shume se 18 mijë bileta dhe një pjesë e konsiderueshme nga tifozët shqiptarë që jetojnë në Suedi apo dhe ata që kanë udhëtuar kilometra për të ndjekur nga afër kombëtaren e tyre. (A2 Televizion)