Festa e madhe në Paris, pas fitimit të Champions League u shoqërua dhe më tensione të shumta, rreth Parc des Princes, ku tifozët u mblodhën masivisht për të parë ndeshjen.
Disa video të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë kaosin e shkaktuar në kryeqytetin francez me tifozët që vraponin nga njëra anë e rrugës në tjetrën përballë shpërthimeve.
Ndeshja po transmetohej në një ekran gjigant, pranë stadiumit Park De Prince ndërsa turma nisi trazirat dhe policia përdori gaz lotsjellës.
Sipas raportimeve në mediat franceze, rreth 5.400 oficerë policie dhe xhandarë u mobilizuan ndërsa të paktën 294 persona u arrestuan.
Një incident i rëndë u regjistrua menjëherë pas fërshëllimës finale, kur mes fishekzjarrëve dhe një turme që brohorisnin, një automjet që po ecte me shumë përplasi katër persona, dy djem 17-vjeçë, një vajzë 23 vjeçare dhe një tjetër 46 vjeçe që për fatin e mirë janë jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi tentoi të largohej nga vendngjarja, por vetëm pak minuta më vonë u arrestua nga policia. (A2 Televizion)