Teuta triumfon në Elbasan dhe regjistron fitoren e gjashtë radhazi

Nga Dea Kozma
16 Tetor 2026, 23:52 | Futboll

Teuta triumfon në Elbasan dhe regjistron fitoren e gjashtë radhazi

Teuta vijon ecurinë fantastike në kampionat, duke siguruar fitoren e gjashtë radhazi.

Skuadra durrsake ka marrë tri pikë të tjera të rëndësishme në transfertë, pasi ka mposhtur Dinamon me rezultatin 2-0 në “Elbasan Arena”. Takimi u zhbllokua në minutën e 31-të, kur Pedro Martelo realizoi golin e parë për Teutën, duke i dhënë avantazhin skuadrës bregdetare.

Në pjesën e dytë, ishte Ergis Arifi ai që dyfishoi epërsinë në minutën e 62-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0. Kjo fitore konfirmon momentin mjaft pozitiv që po përjeton skuadra durrsake, e cila ka arritur të ndërtojë një seri prej gjashtë fitoresh radhazi, duke treguar vazhdimësi në rezultate dhe ambicie për të qenë mes skuadrave protagoniste të këtij sezoni, shkruan A2.

Me tri pikët e siguruara në Elbasan, Teuta vijon të forcojë pozitat e saj në kampionat, ndërsa atmosfera pozitive brenda ekipit dhe rezultatet e javëve të fundit kanë shtuar entuziazmin edhe te tifozët durrsakë. Pas një tjetër suksesi të rëndësishëm, objektivi i Djemve të Detit mbetet ruajtja e këtij ritmi dhe vazhdimësia e rezultateve pozitive në javët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos