Kampion dhe jashtë fushe, N'Golo Kante ndërton qendër mjekësore 5 mln dollarë në Mali

Nga A2 CNN
31 Mars 2025, 18:07 | Futboll

Kampion dhe jashtë fushe, N'Golo Kante ndërton qendër

Ish-futbollisti francez ka financuar më parë ndërtimin e shkollave në vendin e origjinës së prindërve të tij.

N'Golo Kante, ish-mesfushori i Chelseat, Leicesterit dhe Francës, vazhdon të lërë gjurmë në botë, jo vetëm me aftësitë e tij futbollistike, por edhe me punën e tij bamirëse.

Këtë herë, lojtari i Al-Ittihad filloi ndërtimin e një qendre mjekësore në Mali, duke treguar edhe një herë ndjeshmërinë e tij ndaj nevojave të njerëzve nga vendi i tij i origjinës.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Kante po e financon projektin tërësisht nga xhepi i tij, duke ndarë 5 milionë dollarë për zbatimin e tij. Kjo nuk është hera e parë që futbollisti 34-vjeçar investon për bamirësi.

Në të kaluarën, ai ka financuar ndërtimin e shkollave dhe kopshteve në Mali, vendi i origjinës së prindërve të tij. Edhe pse ka lindur në Francë, rrënjët e tij mbeten thellësisht të lidhura me këtë vend afrikan.

Që nga viti 2023, Kante luan në ligën e Arabisë Saudite me Al-Ittihad, ku po pretendon titullin kampion këtë vit. Skuadra e tij është në krye të renditjes, katër pikë përpara rivalit të tyre kryesor, Al-Hilal dhe mesfushori francez duket i vendosur për t'i shtuar një tjetër titull karrierës së tij të pasur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos