Shqipëria nis rrugëtimin drejt Botërorit 2026 mes dëmtimeve dhe mungesave të shumta. Për dy ndeshjet e para kualifikuese me Anglinë dhe Andorrën, trajneri Sylvinho grumbulloi 26 lojtarë, por ajo që bien në sy janëndryshimet e shumta në ekip.
Shtatë lojtarë mungojnë krahasuar me gurmbullimin e fundit, në nëntor 2024 për ndeshjet e Nations League. Hysaj dhe Mitaj të dëmtuarnuk i’a dalin në mbrojtje, aty ku rikthehet Naser Aliji.
Në mesfushë i padisponueshëm është Keidi Bare, që ka qenënë planet e trajnerit në dy grumbullimet e fundit, por dëmtimi e ka ndaluar tëriveshë ngjyrat kuqezi. Zgjedhje teknike ishte lënia jashtë e Seferit, Abrashitdhe Fetait.
Dy debutuesit në Kombëtare, janë pikërisht në këtë repartme ish-lojtarin e Laçit, Juljan Shehu aktualisht pjesë e polakëve të WidzewLodz dhe Etnik Brruti i Malishevës, të cilët janë thirrur për herë të parë. Në mesfushëspikat rikthimi i yllit të Leçes, Medon Berisha dhe Pajazitit.
Dëmtimet kanë ndikuar edhe në sulm: Daku dhe Tuci nuk iakanë dalë të jenë në dispozicion të Kombëtares. Lajmi i mirë është rikthimi i Armando Brojës, teksa reparti plotësohet nga Manaj, Uzuni, Asani dhe Muçi, shkruan A2 CNN.
Grumbullimi i kuqezinjve nis të hënën më 17 mars. Shqipëria debuton në kualifikueset e Botërorit 2026 në Wembli përballë Anglisë, më 21mars. Ndeshja e dytë luhet ndaj Andorrës në Tiranë, në datën 24 mars. Kundërshtarët e tjerë të Kombëtares në grupin K janë edhe Serbia e Letonia.
NDRYSHIMET NË LISTËN E KOMBËTARES
Afrime për Botërorin2026 Mungesa nga Nations League
Mbrojtje Mbrojtje
Naser Aliji ElseidHysaj
Mario Mitaj
Mesfushë Mesfushë
Medon Berisha AmirAbrashi
Adrion Pajaziti FetaFetai
Etnik Brruti Taulant Seferi Juljan Shehu
Sulm Sulm
Armando Broja IndritTuci
MirlindDakU (A2 Televizion)