Kategoria Superiore, Tirana sfidon Egnatian, Vllaznia kundër Skënderbeut

Nga A2 CNN
15 Mars 2025, 09:19 | Futboll

Kategoria Superiore, Tirana sfidon Egnatian, Vllaznia kundër

Java e 30-të e Kategorisë Superiore do të luhet e ndarë në dy ditë të kësaj fundjave.

Vllaznia do të presë Skënderbeun në “Loro Boriçi” sot në ora 18:00, ndërsa në po të njëjtën orë Egnatia kryesuese do të përballet me Tiranën në Rrogozhinë, raporton A2 CNN.

Bylis - Laçi është sfida hapëse e të dielës, në orën 15:00. Në orën 18:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 30-të.

Teuta do të udhëtojë drejt “Arenës së Demave”, ku do të përballet me Partizanin, ndërsa Elbasani do të luajë në shtëpi kundër Dinamo City-t. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos