Polemika pas eliminimit, Jose Mourinho i zemëruar me sistemin VAR

Nga Erald Kodhelaj
14 Mars 2025, 13:35 | Futboll

Polemika pas eliminimit, Jose Mourinho i zemëruar me sistemin VAR

Një tjetër moment kulmor i mbrëmjes së Europa League lidhej me Jose Mourinho.

Pas eliminimit të Fenerbahçes, trajneri shpërtheu në akuza kundër sistemit VAR, shkruan A2.

“Ishin tre penallti në favor të një skuadre. Nëse nuk akordohen të treja, mund të jepen një apo dy të tjera. Gjithçka ishte e çuditshme, por i çuditshëm ishte edhe eliminimi ynë nga kualifikueset e Champions, me 11-metërshin e minutës së 120 që duhej ta jepte sistemi VAR. Ishim ekipi më i mirë në fushë dhe meritonim të kualifikoheshim. Por, nuk mund të heq nga mendja të gjitha padrejtësitë që i kanë ndodhur Fenerbahçes në këtë edicion në Europë. Shpresoj që këto ngjarje të mos kenë të bëjnë me finalen në Budapest”, tha Mourinho pas ndeshjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos