Publikohet lista anti-Shqipëri, rikthime tek Anglia e Tuchel

Nga A2 CNN
14 Mars 2025, 11:04 | Futboll

Publikohet lista anti-Shqipëri, rikthime tek Anglia e Tuchel

Në prag të nisjes së kualifikuesve të Botërorit 2026, dy ndeshjet e para të së cilave i luan përballë Shqipërisë në “Wembley” dhe Lituanisë në Talin, trajneri i Anglisë, Tomas Tuchel ka publikuar listën e kombëtares së Anglisë.

Për herë të parë tekniku gjerman i “Tre Luanëve” ka thirrur dy mbrojtës të rinj, Dan Burn të Newcastle dhe 18-vjeçarin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly.

Sakaq në kombëtaren angleze rikthehen Marcus Rashford, Jordan Henderson dhe Curtis Jones.

Publikohet lista anti-Shqipëri, rikthime tek Anglia e Tuchel

I pranishëm në listë është edhe Kylie Walker, pavarësisht se anglezi bëri një kalim surprizë në merkaton e janarit nga Manchester City te Milan.

Reparti i sulmit duket më i fortifikuari te Anglia, me kapitenin Harry Kane, yllin e City-t Phil Foden, Anthony Gordon dhe Dominik Solanke dhe Jarred Bowen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos