Pas Champions, është radha e Europa League që të përcaktojë skuadrat çerekfinaliste. Roma dhe Lazio janë dy skuadrat e mbetura në garë, që synojnë të mbajnë lart emrin e Italisë.
Verdhekuqtë nisen nga avantazhi 2-1 i ndeshjes së parë përballë Athletik Bilbao. Ekipi i Ranierit duhet të rezistojë në trasfertën në “SanMamés”, aty ku luan për dy rezultate nga tre të mundshme. Misioni është të evitohet përmbysja e Bilbaos, që mbetet një rival i rrezikshëm me yllin e ekipit Niko Uilliams.
Me të njëjtat shifra fitoi edhe Lazio duelin e parë me Viktoria Plzen në Republikën Çeke. Por, ndryshe nga rivalët e kryeqytetit italian, bardhekaltërit kanë avantazhin se e luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi.
I angazhuar në fushë do të jetë edhe Manchester United. “Djajtë e Kuq” do të provojnë të sigurojnë fitoren në “Old Trafford”, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë kundër Real Sociedad. Kalimi më tej është detyrim, sepse në të kundërt edhe ky sezon do të cilësohej dështim.
Në situatë të ngjashme është edhe Tottenham, që e sheh Europa League si shpëtimin e vetëm. Londinezët duhet të përmbysin humbjen 1-0 të pësuar në Holandë përballë AZ Alkmar. Takimi tjetër interesant i mbrëmjes është ai ndërmjet Eintracht të Frankfurtit dhe Ajaksit, me gjermanët që fituan 2 me1 ndeshjen e parë në transfertë. Të angazhuara në fushë janë edhe Rejnxhërs, Olimpiakos dhe Lion. (A2 Televizion)
Europa League, Roma, Lazio e Man. United shohin fazën çerekfinale
