Katër gola në shtesë, Vllaznia në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

Nga Erald Kodhelaj
7 Mars 2024, 11:58 | Futboll

Katër gola në shtesë, Vllaznia në gjysmëfinale të

Fitore e madhe me përmbysje, edhe pse festa shpërtheu vetëm në shtesën e ndeshjes. Vllaznia fitoi me rezultatin 6-1 kundër Erzenit, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Disfata 2-1 në ndeshjen e parë, u barazua brenda 90 minutave të rregullta, me Malën dhe Balajn, teksa autogoli i Stojanoviç i detyroi dy ekipet të vazhdonin duelin në shtesa.

Aty Vllaznia u shfaq e papërmbajtshme, duke shënuar 4 herë në portën e Erzenit. Braziliani Gomesh realizoi tre herë, ndërsa Balaj shtoi edhe një tjetër gol, duke bërë që në Loro Boriçi të shpërthente festa. Pas këtij triumfi, Vllaznia kandidohet si një prej ekipeve pretendente për të fituar Kupën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos